Një aksident i rëndë mësohet të ketë ndodhur në mesditë në autostradën Tiranë-Durrës.
Nga raportimet e para mësohet se në këtë aksident ka humbur jetën një person.
Policia e Tiranës ka arrestuar shtetasin Sabah Maçi, 25 vjeç, lindur në Has dhe banues në Angli.
Njoftimi i policisë:
Më datë 28.06.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi Sabah Maçi, 25, vjeç, lindur në Has e banues në Angli, pasi rreth orës 00:40 në autostradën “Durrës – Tiranë”, duke drejtuar mjetin tip “Mercedez Benz”, me pasagjer shtetasin e huaj pakistanez N. R., ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit dhe është përplasur me mjetin tip “Volksvagen”, me drejtues shtetasin B. Ll., ku për pasojë ka gjetur vdekjen pasagjeri i mjetit tip “Mercedes Benz”, shtetasi i huaj N. R., ndërsa drejtuesi S. M., ka pësuar dëmtime të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nenet 290/3 dhe 273 të Kodit Penal. /albeu.com/
Rrëzohet Qeveria franceze
Kurti në takim me Marta Kos, kërkon largimin e masave ndaj K...
Shqipëria mbyll kryesimin e nismës SHBA-Karta Adriatikut me ...
Kurti do të marrë pjesë në një konferencë në Sarajevë për ra...
Haradinaj prezanton kandidatët për deputetë nga Lipjani: Bas...
Rruga që lidh Deçanin me Gjakovën drejt asfaltimit