Aksident në aksin Fier-Lushnjë, një i vdekur e 2 të plagosur

08:28 | 31 Gusht 2017
Arbresh.info

Një aksident me pasojë 1 të vdekur dhe 2 të plagosur ka ndodhur në aksin rrugor Fier-Lushnjë mbrëmjen e kaluar.

Mësohet se një zetor dhe një mjet tjetër tip ‘Benz’ janë përplasur në vendin e quajtur ‘Mulliri i Artë’.

Viktima udhëtonte me zetorin, ndërsa ende nuk dihen shkaqet dhe motivet e ngjarjes, transmeton albeu.com.

Forca policie kanë nisur hetimet për identifikimin e viktimës dhe të plagosurve si dhe për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme