Aksident me vdekje në Vlorë (Pamje të rënda)

17:46 | 19 Mars 2018
Arbresh.info

Një aksident me vdekje ka ndodhur pasditen e sotme në Vlorë.
Siç bëhet me dije një person që po udhëtonte me biçikletë është përplasur nga një furgon që drejtohej nga 22-vjeçari, Arsjon.L.

Policia bën me dije se edhe pse është dërguar me urgjencë në spital, 57-vjeçari Hamza Muça, ka gjetur vdekjen.

Pas aksidentit, i riu është larguar nga vendi i ngjarjes, por është arrestuar nga policia në vendin e quajtur pranë Kastratit.

Policia e Vlorës sqaron se grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme