Një person ka humbur jetën këtë të hënë si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në Golem.
Burime për ABC bëjnë me dije se një furgon është përplasur me një motor duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të drejtuesit të mjetit, i identifikuar si Ardian Gjelapi.
Nuk dihet ende identiteti i viktimës dhe rrethanat se si ka ndodhur aksidenti, që ka rezultuar fatal për drejtuesin e motorit.
Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Kavajë/Informacion paraprak.
Me datë 30.11.2020, rreth orës 15:30, në Golem, është përfshirë në aksident mjeti motor me drejtues shtetasin A.Gj., 52 vjeç dhe pasagjere shtetasen L.Gj., me mjetin tip fugon me drejtues shtetasin E.P. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën shtetasin A.Gj., ndërsa shtetasja L.Gj., u dërgua në spitalin e Durrësit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Të shtëna me armë në Prishtinë, arrestohet një person
Ngritët aktakuzë kundër një serbi për krime lufte në Kosovë
Berisha ka dy kërkesa para mbledhjes së përbashkët të kuvend...
Beogradi ia refuzon hyrjen në Preshevë ministrit Hajrullah Ç...
Policia zhvilloi 460 ligjërata në shkollat e Prishtinës gjat...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%