Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës.
Mësohet se një 62-vjeçar ka humbur jetën, pasi është përplasur nga një makinë.
62-vjeçari me inicialet H. B., ishte duke ecur me biçikletë, kur është përplasur nga një mjet.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen 6 të qytetit bregdetar, ndersa shoferi eshte arratisur.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.
Policia Durrës/ Informacion paraprak
Më datë 08.11.2020, rreth orës 23:15, në lagjen nr.6, Durrës, një mjet ende i paidentifikuar, ka aksidentuar biçiklistin shtetasin H. B., rreth 62 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Kruajtja nën sqetull – shenjë paralajmëruese e kancerit ose ...
10 orë ulur dëmtojnë zemrën edhe nëse merreni me aktivitete ...
Galaxy S25 Slim mund të vijë me një përmirësim të kamerës
Musliu në Köln të Gjermanisë: Përkrahja juaj është fitorja j...
Astrit Selmani gjen sërish golin dhe vazhdon me formë të lar...
Në prag të protestës së 26 nëntorit, Berisha: Nesër do të kr...