Google ADS

Aksident me motor, humb jetën adoleshenti shqiptar

09:42 | 25 Gusht 2017
Arbresh.info

Një adoleshent vetëm 17-vjeç ka humbur jetën tragjikisht në një aksident rrugor në Greqi teksa udhëtonte me motor.Ngjarja raportohet se ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës, 23 gusht 2017, në Perigiali Lefkada.

Burimet nga policia greke thane se i riu humbi kontrollin e mjetit duke u përplasur me një bordurë.Ai po udhetonte së bashku me një 18 vjeçar po shqiptar, i cili mësohet se ka mbetur i plagosur. Policia ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme