Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në aksin Maliq-Pojan të Shqipërisë, ku 7 persona kanë mbetur të lënduar.
Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e fshatit Pendavinj, ku një mjet me targa greke që ishte duke udhëtuar nga Maliqi drejt Pojanit dhe një mjet furgon mallrash janë përplasur kokë me kokë.
Burime të A2cnn nga spitali rajonal i Korçës bëjnë me dije se njëri nga të lënduarit ndodhen në gjendje të rëndë në reaminacion ndërsa 6 të lënduarit e tjerë ndodhen në këtë spital jashtë rrezikut për jetën.
Policia po heton për shkaqet e aksidentit, ku fillimisht dyshohet se njëri nga mjetet nuk ka respektuar sinjalistiken rrugore në një kryqëzim të tillë.
Disa kuriozitete rreth Krishtlindjes
Si kremtohet Krishtlindja në botë?
“Rruga e Kombit” e pa pastruar nga bora, vështirësohet qarku...
Rruga Pejë-Kullë e pakalueshme për automjete të rënda, të tj...
Barcelona del me ‘plan B’ për regjistrimin e Olmos, për katë...
Vuçiq merr kartolinë urimi nga Putin për Krishtlindje