5 persona kanë mbetur të plagosur nga një aksident i rëndë në aksin Shëngjin-Lezhë.
Përplasja ka ndodhur pranë lagjes Xhenjo dhe dy makinat janë goditur ‘kokë më kokë’ me njëra-tjetrën. Shkak i aksidentit mendohet të ketë qenë parakalimi i gabuar i njërës prej makinave. Për këtë arsye dy shoferëve u është bërë edhe testi i alkoolit.
Në këtë aksident janë përfshirë dy makina: një “Benz” dhe një “Skodra”. 2 nga të plagosurit kanë qenë në makinën tip “Benz” ndërsa 3 të tjerë në makinën “Skoda”. Fatmirësisht të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.
Kandidatët e KE-së në seanca dëgjimore – pyetje edhe për Kos...
Sulmet izraelite, stafi i OKB-së: Era e vdekjes është kudo n...
Flick: Bayern është një ekip i madh, shpresoj të festoj pas ...
Policia kërkon bashkëpunim me qytetarët për identifikimin e ...
Gjermania zbulon rastin e parë të variantit të ri mpox Ib
Riho Terras nga Estonia pritet të jetë raportues për Kosovën...