Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur në rrugën e Kombit paraditen e sotme. Disa automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, ndërsa në aksident është përfshirë edhe një kamion.
Sipas raportimeve, një person ka mbetur i plagosur, një i ri nga Tropoja, i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës në Tiranë.
Për shkak të aksidentit është bllokuar njëri krah i rrugës.
Policia ndodhet në vendngjarje për të kryer veprimet hetimore dhe ndihmuar për të liruar trafikun./rtsh.al/