Aksident i rëndë pranë TEG, makina përfshihet nga flakët

01:19 | 7 Mars 2017
Trina Galanxhi

Mbrëmjen e kësaj të hëne një aksident i rendë u raportua në afërsi të qendrës tregtare TEG në dalje të Tiranës.

Burime policore të Lapsi.al thanë se një automjet i drejtuar nga një femër që udhëtonte me shpejtësi të madhe ka dalë nga rruga dhe ka shpërthyer në flakë.

Në makinë, sipas policisë udhëtonte një djalë dhe një vajzë. Mjeti mori flakë kur dy personat ishin ende brenda tij, por fatmirësisht ndërhyrja e policëve erdhi në kohë dhe u bē e mundur nxjerrja e të dyve.

Drejtuesja është shtruar në spital si pasojë e plagëve të rënda.

22222222_0 333333333 44444444444

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme