Google ADS

Aksident i rëndë në Tiranë, vdes këmbësorja

21:23 | 31 Mars 2017
M. A.

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Tiranë, pranë rreth-rrotullimit të Mulletit, ku për pasojë humbi jetën një grua që kalonte rrugën.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si “Ura e Peshkatarit” ku një këmbësore 47-vjeçare me inicialet F.S, mbeti e vdekur, ndërsa shoferi i automjetit “Mercedes-Benz ML”, u largua nga vendi i ngjarjes.

Shërbimet e qarkullimit rrugor kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen në kohë rekord të drejtuesit të mjetit, Bledar Duka, 27 vjeç, i cili është shoqëruar në ambientet e Komisariatit për kryerjen e veprimeve procedurale ndaj tij.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme