Google ADS

Aksident i rëndë në Tiranë, raportohet për të lënduar

23:56 | 23 Janar 2022
Trina Galanxhi

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në “Don Bosko” të Tiranës.

Mësohet se dy automjete janë përplasur dhe për pasojë një person ka mbetur i lënduar.

I plagosuri është nisur menjëherë drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore.

Ndërkohë që rrethanat e ngjerjes nuk dihen ende, policia po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit./albeu.com/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme