Google ADS

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, humb jetën edhe babai i tre vjeçarit

18:41 | 27 Dhjetor 2021
Përparim Bublaku

Një aksident i rëndë është regjistruar në Milot në Rrugën e Kombit këtë të hënë. Mësohet se dy makina, një “Opel” dhe një “Benz”, janë përplasur me njëra-tjetrën.

Për pasojë ka ndërruar jetë një fëmijë 3 vjeç, ashtu sikurse edhe babai i tij. I mituri udhëtonte me prindërit në makinën “Opel”. Fëmija gjeti vdekjen në vendin e ngjarjes, ndërsa i ati u dërgua në spitalin e Lezhës, ku dhe humbi jetën pak kohë pas ngjarjes. E vetmja e mbijetuar nga kjo familje është gruaja, e cila ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë në gjendje të rëndë shëndetësore është edhe shoferi i mjetit tjetër, i cili është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë.

Aksidenti në “Rrugën e Kombit”, policia konfirmon vdekjen e një tre vjeçari

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme

Foto lajm