Aksident i rëndë në rrugën e Arbrit, dy të plagosur

18:05 | 28 Janar 2024
D.H

Një aksident i rëndë rrugor me dy të plagosur ka ndodhur këtë pasdite në aksin rrugor Qafë e Bualli-Bulqizë në Shqipëri.

Dy automjete janë përplasur, ku si pasojë janë aksidentuar drejtuesi i automjetit dhe një pasagjer.

Njëri nga automjetet është përmbysur në rrugë.

Ndërkohë policia ka nisur hetimet rreth këtij aksidenti, ku paraprakisht mendohet se shkak i aksidenti ka qenë shpejtësia e madhe si dhe ngricat në rrugë./tch

Të ngjashme