Google ADS

Aksident i rëndë në Lushnje, këmbësori goditet për vdekje

09:50 | 26 Tetor 2024
K.B

Një aksident me pasojë vdekjen e një 65 vjeçari ka ndodhur në orët e para të kësaj të shtune.

Rreth orës 02:00 të mëngjesit, në aksin rrugor “Lushnjë-Tiranë”,personi me inicialet L. B., teksa drejtonte automjetin, ka përplasur këmbësorin 56 vjeçarin, M.K., i cili si pasojë e përplasjes ka humbur jetën në vendngjarje.

Personi L. B., u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit./euronews

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme