Një aksident i rëndë rrugor, me 5 shtetas të plagosur, ka ndodhur orët e vona të kësaj të hëne në aksin rrugor Milot-Lezhë, mbi urën e lumit Mat.
Sipas policisë, një automjet tip Ford Focus dhe një tip Golf, janë përplasur me njëri-tjetrin në afërsi të urës së Matit, ndërsa të plagosur kanë mbetur të 5 personat që udhëtonin në mjetet e përfshira në aksident.
Policia, ambulanca dhe zjarrfikësja kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, për të ofruar ndihmën e shpejtë, ndërsa shtetasit A.I. 26 vjeç, A.I. 67 vjeç, dhe A.T. 24 vjeç, të tre nga Shkodra, janë dërguar në spitalin rajonal të Lezhës, jashtë rrezikut për jetën.
Dy të tjerët që udhëtonin me mjetin tip Golf, K.F. 34 vjeç e A.F. 33 vjeçe, janë banues në Tiranë dhe janë dërguar në Spitalin e Traumës në kryeqytet, për ndihmë më të specializuar, por edhe këta janë jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, policia po heton edhe për shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit rrugor, ku kushtet e rënduara të motit dyshohen si shkaktari paraprak.
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...
Mustafa i reagon Kurtit për doracakët, e publikon deklaratën...
Franca ‘gjunjëzon’ Italinë, Belgjika pëson ndaj Izraelit
Sërish protestohet në Novi Sad