Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 15-vjeçari dhe plagosjen e drejtuesit ka ndodhur në afërsi të Çifligut në Korçë.
Si pasojë e plagëve të marra dy të plagosurit u dërguan në spital, dhe shtetasi R. Sh.,15 vjeç, pasagjer në automjet, pas mbërritjes në spitalin e Korçës, ka ndërruar jetë.
Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes, raporton Tch.
Korçë/Informacion paraprak
Më datë 21.04.2023, rreth orës 12:05, në rrugën “Dishnicë-Çiflig”, shtetasi K. Sh., 21 vjeç, banues në fshatin Pojan, Maliq, duke drejtuar automjetin tip “BMW”, dyshohet se ka humbur kontrollin e drejtimit të automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë, janë dëmtuar drejtuesi K. Sh., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe shtetasi R. Sh.,15 vjeç, pasagjer në automjet, i cili pas mbërritjes në spitalin e Korçës, ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po kryhen veprimet procedurale dhe po punon për të përcaktuar shkaqet e daljes nga rruga.
Alarm në Paris/ Pronari i restorantit mban peng punëtorët e ...
Shqipëria godet rrjetin e trafikimit që fshihte kokainën në ...
Ronaldo: Nuk po planifikoj të pensionohem, thjesht po e shij...
Murati akuzon opozitën për bllokim të uljes së çmimeve, i re...
IPK rekomandon suspendimin e një polici, u rrah me një qytet...
Digjet një veturë në rrugën Duhël-Prishtinë, nuk ka të lëndu...