Google ADS

Aksident i rëndë në Itali, shqiptarja vdes teksa kthehej nga puna (Emri)

09:29 | 4 Prill 2017
Arbresh.info

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku një shqiptare ka mbetur e vdekur si pasojë e përplasjes së dy makinave.
Aksidenti ndodhi në autostradën 284, që lidh komunat Paterno e Randazzo, në komunën e Paternos (Catania, Siçili), ku mësohet se viktima është Valeria Daci, 37-vjeçarja me origjinë . Aksidenti tragjik ka ndodhur rreth orës 19:45 për shkak të përplasjes mes dy makinave, një “Ford Ka” dhe një “BMW”. Si pasojë, një 27-vjeçar italian është plagosur rëndë. Mediat italiane shkruajnë se ajo punonte si pastiçiere në një lokal në Biancavilla. Punonjësit e lokalit ishin të fundit që e panë atë gjallë. Valeria, nënë e një vajze, punonte në Biancavilla prej një viti e gjysmë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme