Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës

21:52 | 10 Korrik 2017
M. A.

Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë – Durrës.

5 persona kanë mbetur të plagosur rëndë, mes tyre edhe një grua. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar 3 ambulanca, që po transportojnë të lënduarit drejt spitalit.

Dy prej tyre mësohet se ndodhen në gjendje të rëndë për jetën. Nuk dihen ende rrethanat e këtij aksidenti, ashtu sikurse identiteti i të lënduarve.

Më herët, 3 automjete u përfshinë në një tjetër aksident po në autostradën Tiranë – Durrës, fatmirësisht pa pasoja për jetën.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme