Një tjetër aksident me pasojë humbje jete është regjistruar të dielën në mbrëmje në aksin rrugor, Librazhd- Qafë- Thanë.
Të dhënat e para nga gazetari i RTSH-së në vendngjarje, flasin për një viktimë dhe tre të plagosur, të gjithë banorë të njësisë administrative Qukës, Bashkia Prrenjas.
Burime policore bëjnë të ditur se rreth orës 20.30, në aksin rrugor Librazhd- Qaf- Thanë, në vendin e quajtur ‘Mbikalimi i trenit’ në Dragostunjë, një mjet tip ‘Benz’ me targa AB297FX me drejtues, Meglind Kristo Zeneli, ka dalë nga rruga. Dyshimet e para janë se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe për pasojë makina ka rënë poshtë rrugës.
Mësohet se viktima është një pasagjer me emrin, Dorian Fatmir Belba, ndërsa të plagosurit janë:
Meglind Kristo Zeneli dt. 07. 06. 2003(drejtues i mjetit)
Gerald Agim Verçani dt 15. 05. 2005 (pasagjer)
Janikos Jorgo Shyti dt. 15.09.2004 (pasagjer).
Të gjithë të dëmtuarit janë nga fshati Qukës- Shkumbin, njësia administrative Qukës, Bashkia Prrenjas.
Një viktimë edhe në Korçë
Po të dielën në mbrëmje, një aksident i rëndë u raportua edhe në Korçë. Sipas policisë, një person humbi jetën dhe katër të tjerë mbetën të plagosur. Shtetasi Elvis Mizaku ka ndërruar jetë gjatë transportimit për në spital.
Policia bëri me dije se aksidenti ndodhi në aksin rrugor “Bilisht-Korçë” në afërsi të fshatit Belorta, Korçë, ku automjeti tip “Hyundai” me drejtues shtetasin K. H., 23 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Volksëagen” me drejtues shtetasin E. M., rreth 36 vjeç, banues në fshatin Terovë.
Për pasojë, humbi jetën drejtuesi i automjetit tip “Volksëagen”, 36-vjeçari Elvis Mizaku dhe u dëmtuan 4 pasagjerë të automjetit tjetër tip “Hyundai”, shtetaset B. P., D. P., Dh. P. dhe shtetasi A. P., të cilët ndodhen në spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve.
Përplasja ka qenë e forta, ndërsa automjetet janë të shkatërruara, njëra prej makinave ka përfunduar në anë të rrugës. Sakaq, policia dhe ambulanca ndodhet në vendngjarje.
“Më datë 04.02.2024, rreth orës 17:20, në aksin rrugor “Bilisht-Korçë” në afërsi të fshatit Belorta, Korçë, automjeti tip “Hyundai” me drejtues shtetasin K. H., 23 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Volksëagen” me drejtues shtetasin E. M., rreth 36 vjeç, banues në fshatin Terovë. Për pasojë, ka humbur jetën drejtuesi i automjetit tip “Volksëagen”, 36-vjeçari E. M., dhe janë dëmtuar 4 pasagjerë të automjetit tjetër tip “Hyundai”, shtetaset B. P., D. P., Dh. P. dhe shtetasi A. P., të cilët ndodhen në spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve. Me drejtuesin e automjetit tip “Hyundai” shtetasin K. H., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Paraprakisht dyshohet se aksidenti është shkaktuar nga shpejtësia tej normave të lejuara.”, njoftoi policia.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...