Një aksident i rëndë me shtatë të lënduar ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në aksin “Levan-Tepelenë” në Shqipëri.
Numri i të plagosurve në aksidentin e ndodhur në aksin Levan-Tepelenë ka shkuar në shtatë. Siç raportojnë mediat atje, 5 persona janë paraqitur për të marrë ndihmën e nevojshme në spital, mes të cilëve një fëmijë 3 vjeç. I mituri, në gjendje të rëndë shëndetësore, sipas raportimeve aktualisht është futur në sallën e operacionit. Ndërkaq, priten të vijnë edhe dy persona të tjerë për të marrë ndihmën e parë në spital.
Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve, tre pasagjerët në mjetin “Nisan” të moshave 18-vjeç, 12-vjeç dhe 10-vjeç, si edhe dy pasagjerë në automjetin tip “Honday”, 9-vjeç dhe 2-vjeç.
“Rreth orës 19:50, në aksin rrugor “Levan-”, automjeti tip “Nisan” me drejtues shtetasin R. Sh., është përplasur me automjetin tip “Honday” me drejtues shtetasin S. C.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve, 3 pasagjerët në mjetin “Nisan” (18 vjeç, 12 vjeç dhe 10 vjeç) si edhe 2 pasagjerë në automjetin tip “Honday” (9 vjeç dhe 2 vjeç), të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit”- thuhet në njoftimin e policisë.
“Boll more më”, Xheneta me ashpërsi i kthehet Rovenës, ja re...
Begaj viziton Mirditën, inkurajon binjakëzimin dhe bashkëpun...
Fitojnë Drita e Ballkani
Pak çerdhe, pak punë për gra
Meloni: Rusia përbën rrezik në shumë plane ndaj sigurisë së ...
“Mirëmëngjesi bro”, i thotë Sara Drilonit, por këtij të fund...