Aksident i rëndë, i riu shqiptar vret kalimtarin e moshuar

22:25 | 4 Nëntor 2019
Arditë Shkodra

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në Divjakë, ku një 17 vjeçar ka përplasur me motor një të moshuar.

I moshuari i identifikuar si shtetasi me inicialet E.N, 88 vjeçar, po kalonte rrugën në momentin kur është marrë përpara nga i riu që ecte me motor.

Pavarësisht se i moshuari është dërguar në spital, nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve./Express

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme