Google ADS

Aksident i rëndë afër Shkëmbit të Kavajës, rrokulliset një veturë nga Kosova

12:46 | 9 Shtator 2020
Arbresh.info

Një aksident ku janë përfshirë dy vetura nga Kosova ka ndodhur të martën pasdite, afër Shkëmbit të Kavajës, në Durrës.

Sikur shihet në pamjet e Ekonomia Online, një veturë me targa 07 (rajoni i Gjakovës) është rrokullisur në rrugën dytësore, afër hotel “Nacional”.

Gjithashtu, e përfshirë në aksident ka qenë një veturë e tipit Volkswagen me targa të Prishtinës, e cila ka shpëtuar me dëmtime më të vogla.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur ambulanca, por sipas dëshmitarëve nuk kishte asnjë të lënduar rëndë.

Të ngjashme