Një aksident ka ndodhur në fshatin Hinkë në bashkinë Dimal.
Një 45-vjeçar që ka qenë duke udhëtuar me mjetin Opel Astra, me targa AB 918 GU, ka humbur kontrollin, ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.
Si pasojë e përmbysjes së mjetit, Krenar Cjapi mësohet se ka humbur njërin krah në vend dhe është transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë shkuar forca të policisë rrugore dhe ekspertë, që kanë kryer edhe këqyrjen e vendit të ngjarjes.
Sipas policisë, aksidenti është shkaktuar si pasojë e humbjes së kontrollit të mjetit, për shkak të shpejtësisë./abcnews.al/
Parashikimi i motit për sot
Çfarë kanë të përbashkët njerëzit e lumtur
SHBA ka ashpërsuar sanksionet ndaj bankave dhe energjisë rus...
Stafi dhe lojtarët e Real Madridit nën kritika të ashpra pas...
Rutte: NATO është e fortë, së bashku po e bëjmë edhe më të f...
Von der Leyen: Të hapur për negociata me SHBA-në për tarifat