Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor që lidh Kamzën me Rinasit, ku një makinë tip “Benz” ka përplasur për vdekje një 16-vjeçar.
Policia e Shtetit ka arrestuar menjëherë drejtuesin e mjetit dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve.
Njoftimi i policisë:
Nga Seksioni OPGJ-ve në Komisariatin Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë u bë arrestimi i shtetasit A. H.,25 vjeç, banues në Kamëz.
Arrestimi i tij u bë pasi, në rrugën, me sens lëvizjeje nga Kamza për në rrugën e Rinasit, duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka aksidentuar me pasojë vdekjen, çiklistin shtetasin e mitur O. Ç.,16 vjeç, banues në Domje. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme./BW
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg
Aktivistët e LVV-së në Mitrovicë me pankarta ku “kërko...
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës
SPAK godet një organizatë kriminale, heton si të përfshirë e...