Aksi i ri Korçë-Ersekë, lidh dy bashkitë për 20 minuta. Nxit zhvillimin dhe turizmin

12:54 | 13 Tetor 2024
E.G

Aksi i ri Korçë-Ersekë lidh dy bashkitë për 20 minuta, duke lehtësuar transportin jo vetëm të banorëve dhe produkteve bujqësore, por edhe nxit zhvillimin e dy zonave dhe turizmit.

Pamjet e aksit të ri janë shpërndarë nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një postim në Facebook, shkruan Arbresh.info.

Ai thotë se nga kjo rrugë kanë përfituar potencial turistik edhe Kolonja e Leskoviku që deri dje kanë qenë tërësisht të izoluara.

“Ja edhe rruga e rilindur Korçë – Ersekë e përfunduar, si një aks i ri që i lidh dy bashkitë për 20 minuta dhe krijon kushte optimale transporti për banorët, prodhimet bujqësore po edhe nxitjen e mëtejshme të zhvillimit të turizmit që ka nisur me hapa të shpejtë edhe në Kolonjën e në Leskovikun e deri dje braktisur dhe izoluar krejtësisht. U vunë shumë kuje e hodh shumë baltë për një rrëshqitje të rrugës gjatë punimeve, e cila u rindërtua me shpenzimet e bëra tërësisht nga firma. Qesh mirë kush qesh i fundit”, shkruan Rama.

Të ngjashme