Një nga portalet më të ndjekura online, “JOQ Allbania” po shkon drekt mbylljes. Arsyeja? Denoncimet e saj nuk i pëlqejnë qeverisë dhe për këtë u gjet një shkak që lidhej me tërmetin katastrofik të së martës. Nën akuzën e “shpërndarjes së informacioneve të rreme” u proceduan penalisht administratorët e saj, por tashmë sulmi ka shkuar edhe më tej AKEP ka marrë urdhër ta mbyllë portalin. Në safari kjo faqe nuk hapet më. Njoftimin e bën vetë kjo faqe në Facebook.
“Teksa gjendemi përballë një katastrofe natyrore që ka lënë pasoja tragjike dhe gjithë shteti duhet të angazhohej terësisht për të hartuar një plan të menjëhershëm masash për t’u ardhur në ndihmë të gjithë banorëve që janë prekur nga tërmeti i fuqishëm me magnitudë 6.4, “Rilindja” gjen edhe kohë për të sulmuar mediat që i nxjerrin “të palarat” dhe skandalet.
Pasi Policia e Lleshit shpalli në kërkim administratorët e JOQ Albania, ditën e sotme Rama, në një akt diktatorial, i ka dhënë urdhër Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) të mbyllin domainin “joqalbania.com” për Republikën e Shqipërisë. Pikërisht aty ku mund t’i vijë përmbysja” – thuhet në reagim.
“Rama dhe Rilindja që ai drejton mesa duket nuk e përtypin dot faktin se qytetarët kanë një hapësirë ku mund të nxjerrin të palarat dhe skandalet e qeverisë dhe instancave të saj, nuk e përtyp dot as faktin që jemi ndër të vetmet media në vend që nuk jemi shitur e as blerë nga sekti “Rilindja” dhe kërkon të na mbyllë gojën.
Kjo është mënyra se si qeveria tenton të vendosë diktaturën ndaj atyre që ofron t’i blejë, por nuk i shiten, tenton t’u mbyllë gojën me censurë duke mos arritur t’i kontrollojë ashtu siç ka bërë me çdo institucion të këtij shteti!
Atij s’i pëlqejnë kritikat dhe tenton të eliminojë zërin e vetëm opozitar që ka mbetur, nuk duron dot zërin e popullit të tij që i rrëfen realitetin e shëmtuar të qeverisjes së tij dhe tenton ta zhdukë. Pa të vetmin dyshim, mund të themi se tashmë ka nisur të instalohet në vend diktatura “Rama”, ku hapat e saj të parë përfshijnë “zhdukjen” dhe “eleminimin” e atyre që ua plasin të vërtetën në sy dhe qëndrojnë në krah të qytetarëve dhe mbrojnë interesat e tyre.
Reagimi duhet të jetë i përgjithshëm, mediatik e ndërkombëtar për këtë regjim që ka instaluar Rama! Ne do luftojmë për Shqipërinë deri në pikën e fundit të gjakut” – thuhet në reagim. 2 ditë më parë Rama kërcënoi me mbyllje ekranesh për ata që do të jepnin lajme të rreme për tërmetin. Me këtë rast ai është bërë tashmë kryeredaktori i të gjithë TV-ve, gazetave, portaleve online duke mos i mjaftuar ERTV-ja e tij./lapsi.al/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...