Flamur mbajtësja shqiptare po përgatitet për fundin e pandemisë duke rritur kapacitetet në dispozicion të pasagjerëve të saj.
Pas shtimit të destinacioneve të reja në Londër, Athinë, Duseldorf, Air Albania ka shtuar edhe 2 destinacione të reja nga Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit drejt Zyrihut dhe Baselit. Përveç, këtyre destinacioneve Air Albania tashmë fluturon edhe drejt Antalia dhe Bodrum.
Lista e destinacioneve duket se vjen gjithnjë e në zgjerim dhe kompania flamurmbajtëse shqiptare pritet të lajmërojë destinacione të reja në ditët në vazhdim.
Ky shtim destinacionesh dhe kërkesë e klientëve për të fluturuar drejt qiejve “të çliruar” nga pandemia, ka sjellë edhe nevojën për zgjerim të flotës së avionëve. Kështu, në bashkëpunim me Turkish Airlines, Air Albania njofton shtimin e 2 avionëve të rinj.
Pas Naimit, Migjenit dhe Lasgushit, Air Albania vendos në dispozicion të klientëve të saj edhe 2 avionë të rinj, të cilët do t’i shtohen flotës gjatë muajve të verës së këtij viti. Në fillim të javës së ardhshme, CEO i Air Albania Z. Sinan Dilek do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku do të marrë pjesë në ceremoninë e firmosjes së marrëveshjes me GA Telesis, partneri amerikan i mundësimit të 2 avionëve të rinj AirBus 320 me kapacitet maksimal prej 180 ndenjësesh.
Këto dy “shqiponja” të reja, duket se janë lajmëtaret më të mira të fundit të pandemisë për pasagjerët e flamur mbajtëses shqiptare dhe rikthimit në normalitet të fluturimeve drejt çdo destinacioni në rajon./tch/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...