Facebook është “vendi” më i madh në botë me 2.2 miliardë përdorues aktivë mujor.
Prej vitit 2015, numri i përdoruesve ka tejkaluar popullsinë e Kinës.
“Twiplomacy.com” adresa që merret me rankimin e rrjeteve sociale bën një listë me udhëheqësit botërorë që “kalojnë” kohën në internet.
Në dhjetëshen e parë të liderëve që janë bashkëveprues në facebook renditet edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Në lidhje me këtë lajm reagoi edhe vetë Rama, i cili shkruan se janë qytetarët që e ngacmojnë me komente dhe ai kthen përgjigje, duke rritur në këtë mënyrë interaktivitetin.
“MIRËMËNGJES dhe me këta që thonë se unë qenkam një nga 10 liderët më aktivë në facebook në botë, po nuk thonë që në botë s’ka të tjerë si ju, që më ngacmoni me komentet tuaja këtu duke rritur aktivitetin tim komunikues në këtë rrjet, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri.
Lista nis me Presidentin e SHBA Donald Trump, i cili është shumë aktiv në Facebook. Ndërsa pothuajse gjysmën e ndjekësve të Trumpit e ka kryeministri indian Narendra Modi.
Gjatë 14 muajve të fundit, faqja e Facebook-ut e Presidentit Donald Trump kishte ndërveprimet më të ndërsjellta mes udhëheqësve botërorë.
Kryeministri indian, Narendra Modi, në faqen e tij arriti 113.6 milionë ndërveprime.
Ndërsa lideri i Kamboxhias bie nga vendi i dytë në vendin e katërt, me vetëm 36 milionë ndërveprime.
Samdech Hun Sen shpesh ndan fotografitë familjare, me gruan dhe nipërit e mbesat, fotot e tij duke luajtur golf. Ai gjithashtu ka përdorur faqen e tij për ngjarjet e drejtpërdrejta, transmetimin e ndeshjeve të futbollit dhe Zërin e Kamboxhias.
Nuk është për t’u habitur që 38 për qind e shikimeve të tij janë nga video të drejtpërdrejta.
Presidenti i Argjentinës Mauricio Macri është në vendin e pestë me 33 milionë ndërveprime dhe një normë prej 0.69 për qind në postimet e tij. Shtëpia e Bardhë, Justin Trudeau i Kanadasë, Uhuru Kenyatta i Kenisë, faqja institucionale e Kryeministrit indian dhe kryeministri shqiptar Edi Rama përfundojnë listën me 10 vendet e para./Gazeta Express
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë