Ahmetaj shkarkon 13 inspektorë të sigurimeve shoqërore

19:06 | 7 Qershor 2018
Arbresh.info

Ministri i Financave Arben Ahmetaj gjatë një takimi me Drejtoritë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore ka konfirmuar shkarkimin e 13 inspektorëve të kontributeve në drejtoritë rajonale, si edhe një kryetar dege.

“Kemi vendosur objektiva performance për çdo inspektor. Çdo muaj do të largohen nga puna inspektorët me performancën më të ulët”, u shpreh Ahmetaj.

Sipas tij, zinxhiri i përgjegjësisë nga drejtorët rajonale deri tek inspektoret ne terren.

“ISSH duhet të kthehet në një institucion që arkëton të ardhura në favor të buxhetit të shtetit. Për rritjen e performances, do zbatojmë metodologji të re pune. Ndërlidhje online me sistemin e tatimeve për kontributet”, tha ndër të tjera ministri Ahmetaj./TCh

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme