Prokuroria e Posaçme ka reaguar në lidhje me paraqitjen e agjentëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit në banesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Përmes një komunikate për mediat, SPAK bën me dije se veprimet hetimore janë ndërmarrë në kuadër të një procedimi penal ndaj kryebashkiakut. Megjithatë, organi i akuzës shfaqet shumë i rezervuar, duke thënë se nuk mund të japë detaje të hollësishme pasi çështja është nën hetim.
“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar informon se janë ndërmarrë disa veprime hetimore në kuadër të një procedimi penal. Duke qenë se hetimi ndodhet ende në fazën paraprake, nuk mund të publikojmë të dhëna apo informacion të mëtejshëm në këtë moment. Faleminderit për mirëkuptimin,” thuhet në njoftimin e SPAK.
Kujtojmë se agjendtët e BKH shkuan në banesën e Veliajt, ku me vendim gjykate i sekuestruan aparatin celular bashkëshortes së kryebashkiakut, Ajola Xoxa, në kuadër të hetimit pasuror të nisur nga SPAK./euronews
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...