Pas denoncimeve të PD-së, Departamenti i Dekriminalizimit në Prokurinë e Përgjithëshme nis verifikimet për kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmaku.
Gazetari Muhamed Veliu në edicionin qëndror të lajmeve në Top Channel, raportoi se Departamenti i Dekriminalizimit ka protokolluar të premten e shkuar një kërkesë për dhënien e shenjave të gishtërinjeve nga zoti Kajmaku.
Kjo kërkesë ka mbërritur në bashkinë Vorë paraditen e të hënës.
Ai ka në dispozicion pesë ditë kohë për të shkuar vullnetarisht në Laboratorin e Policisë Shkencore dhe depozituar shenjat e gishtërinjve. Ky veprim merr një rëndësi të posaçme, pasi Agim Kajmaku sipas PD-së, ka ndërruar emrin në Jorgo Toto.
Menjëherë pas kësaj procedure Departamenti i Dekriminalizimit në Prokurinë e Përgjithshme, përmes Ministrisë së Drejtësisë do t’i dërgojë një letër porosi autoriteteve të drejtësisë greke.
Nëse vërtetohen zyrtarisht akuzat e PD-së për fshehje të të dhënave në formularin e dekriminalizimit, Agim Kajmaku rrezikon të dënohet me 4 vite burg.
Hamza takohet me Xhakën, e quan kampion dhe shembull për të ...
Prishtina dhe Ballkani ndajnë pikët në kryederbin e fundjavë...
Ky është 25-vjeçar që vdiq tragjikisht në vendin e punës në ...
Nesër fillon Fushata Globale “16 Ditët e Aktivizmit Ku...
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...