Britania e Madhe do ta paguajë Shqipërinë për të marrë qindra të burgosur për të vuajtur dënimin e tyre – kështu duke u kursyer taksapaguesve britanikë mijëra paund.
Dymbëdhjetë vrasës, tetë përdhunues dhe mbi 100 të shpallur fajtorë për vepra penale të drogës ose armëve të zjarrit, pritet të kthehen për të vuajtur pjesën tjetër të dënimit, shkruan The Sun, transmeton Klan Kosova.
Ministrat britanikë kanë nënshkruar një marrëveshje të re me homologët shqiptarë për të dërguar në Shqipëri të paktën 200 nga të burgosurit më të rrezikshëm në burgjet angleze.
Ata shpresojnë se marrëveshja e transferimit do të ndihmojë gjithashtu në lehtësimin e presionit mbi burgjet e tejmbushura të Britanisë.
Marrëveshja prej 12 milionë funtesh do të kursejë rreth dy të tretat e kostos së mbajtjes së tyre të burgosur në Mbretërinë e Bashkuar.
Një vend burgu kushton 109 £ në ditë në Britani të Madhe krahasuar me vetëm 32 £ në Shqipëri.
Sekretari i Drejtësisë, Alex Chalk, tha: “Publiku pret që kriminelët e huajë duhet të vuajnë dënimet e tyre jashtë shtetit – jo në burgjet tona në kurriz të taksapaguesve”.
“Kjo marrëveshje do të përshpejtojë largimin e këtyre autorëve dhe do t’u japë viktimave besimin se kriminelët e rëndë do të vazhdojnë të përballen me drejtësinë dhe të kalojnë pjesën e mbetur të dënimit të tyre pas grilave”.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...