Aeroporti i Kukësit do të përfundojë pas dy vjetësh. Garancinë kryeministri Edi Rama e mori gjatë inspektimit të nisjes së punimeve. Këtë fundjave Kryetari i qeverisë është ndalur edhe në rikonstruksionin që po i bëhet rrugës së Torovicës, e cila do të jetë gati në fund të muajit dhjetor.
Përtej deklaratave të përsëritura mbi çka do të ofrojë aeroporti i Kukësit, vendosi ta vizitojë me qetësi terrenin ku kanë nisur punimet.
“Është vendosur që të gjitha ndërtesat ekzistuese do të shemben për të ndërtuar një terminal të ri modern dhe me efikasitet të plotë. Shtimi i pistës do jetë kryesorja, pasi duhet të shtohet me disa qindra metra, gjë që do kërkojë kohën e vet, padyshim. Megjithatë ne jemi brenda afateve, pa i kaluar asnjë ditë”.
“Punimet do të realizohen brenda vitit”.
Kryeministri Rama nga ana e tij tha se menjëherë pas përfundimit të këtij projekti do të krijohet dhe certifikohet operatori i specializuar i aeroportit, me ndihmën e partnerëve europiane, ku stafi i aeroportit do të trajnohet për manaxhimin e tij.
“Ka shumë procedura certifikimi, akreditimi. I pamë me “Air Albania” që kërkonin kohë me kontrolle, verifikime me grupe të ndryshme të organizmave ndërkombëtare, por ajo që është e rëndësishme është që puna civile të mbarojë më shpejt”.
Fundjava e inspektimeve në terren e bëri të ndalojë edhe në Torovicë. /abcnews.al
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...