Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, duke dhënë detajet teknike për Aeroportin e Kukësit tha se ky është një projekti strategjik për shkak edhe të vendndodhjes së tij midis Tiranës dhe Prishtinës, si dhe me potencial për të gjithë ekonominë kombëtare.
“Është vendosur që të gjitha ndërtesat ekzistuese të shemben për të ndërtuar një terminal të ri modern dhe me efikasitet të plotë. Shtimi i pistës do të jetë kryesorja, pasi duhet të shtohet me disa qindra metra, gjë që do të kërkojë kohën e vet padyshim. Megjithatë, ne jemi brenda afateve, pa i kaluar asnjë ditë”, tha ministrja Balluku.
Për kryeministrin Edi Rama, ky projekt shihet edhe si një gjenerator i mijëra vendeve të reja të punës.
“Ka shumë procedura certifikimi, akreditimi. I pamë me ‘Air Albania’ që kërkonin kohë me kontrolle, verifikime, me grupe të ndryshme të organizmave ndërkombëtare, por ajo që është e rëndësishme është që puna civile të mbarojë më shpejt”, tha Rama.
Përfaqësuesi i kompanisë koncesionare është angazhuar për vënien në punë të aeroportit sipas parashikimeve.
“Ne si firmë koncensionare marrim përsipër që punimet të realizohen brenda vitit. Do të avancojmë, do të punojmë me 3 turne, do të shtojmë kapacitetet që kjo punë të mbarojë brenda prillit 2020, pavarësisht planifikimit”, tha përfaqësuesi i koncesionarit.
Vlera e investimit për vitin 2019 për këtë aeroport do të jetë 7 milionë euro, i shtrirë në një hapësirë prej 512 mijë metrash katrorë. Gjatësia e pistës është 1.900 metra dhe gjerësia 45 metra. Parashikohet zgjerimi i pistës në krahun verior me rreth 500 metra. Kapaciteti i projektuar për më shumë se një milion pasagjerë në vit. Do të ndërtohet një terminal i ri, si dhe një kullë e re./tch
Partia Social Demokrate tërhiqet nga negociatat e qeverisë n...
Kurti: Mbrojtja e burimeve ujore dhe rritja e kapaciteteve t...
FIFA pajtohet me vendimin e Arabisë Saudite për të ndaluar a...
Aliu: Trafiku ajror në Prishtinë funksionon pa ndërprerje fa...
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...
Putin: Jemi gati për “duel” raketor me SHBA