Një trend i ri vjedhjesh po përhapet në Tiranë. bëhet fjalë për grupe adoleshentesh që rrëmbejnë ç’të mundin në rrugë, por qëllimi i tyre nuk është vjedhja për shkak të varfërisë.
Disa prej tyre vjedhin për të patur sa më shumë para në festa, e të tjerë edhe për të imituar jetën e rrugës. Prej 3 muajsh Angjelina 17 vjeçe pret të gjykohet. Ajo është pjesë e një grupi prej 7 hajdutësh që të gjithë adoleshentë e që të gjithë të arrestuar tashmë.
E lindur dhe e rritur në Greqi, 3 vjet më parë Angjelina u kthye në kryeqytet për shkak të krizës, por nga një nxënëse e shkëlqyer duke tentuar të përshtatet me bashkëmoshataret, ajo përfundoi me shoqëri të papërshtatshme, shkruan TCH.
“Vidhja të miturit, inskenonim sikur ziheshim, vidhja telefonë në karikim në lokale, ua vidhnin fëmijëve dhe moshave të vogla, nëse ishte telefon e shisnim, nëse ishin lekë, shkonim tek shtëpia e një shokut tonë dhe hanim e pinim. Ata thonin se nga vjedhja ke gjithmonë lek. Dhe unë u mora me atë Sport. E bënim më tepër si me gallatë. ”, tregon Angjelina.
Pas goditjes së një pjesë të grupit ku u arrestua edhe i dashuri i saj, Angjelina tentoi të vrasë veten.
“Se si mu duk jeta bosh, pa ngjyra, pa asnjë gjë, edhe vendosa t’i jap fund jetës”, thotë ajo.
Por më pas ajo vijoi sërish të vjedhë , pikërisht për t’i dhënë mundësi policisë ta arrestojë.
“Mendoja të isha në burg me të dashurin, por nuk e dija se kishte burg më vete për femra, e më vete për meshkujt”, thotë ajo.
Angjelina, nuk e di se në sa vjedhje ka marrë pjesë, por ajo që di është se gjithçka që grupi ka fituar janë lekë që janë shpenzuar në festa dhe lokale.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...