Një histori dashurie brenda gjakut lindi para dy viteve në një zonë të largët të Shqipërisë, në veriun e saj. Një adoleshente, asokohe vetëm 15 vjeç dashurohet me një 24-vjeçar, i cili jetonte një fshat më larg saj. Askush prej tyre nuk e dinte se bashkë i lidhte i njëjti gjak…por vazhduan historinë e tyre të bukur pa e ditur se një ditë pasojat do të ishin fatale për të dy.
Për shkak të zonës që i rrethonte, çifti takohej fshehtas, që askush mos t’i shikonte. Dy vite shkëmbenin mesazhe, flisnin me orë të gjata në telefon shfrytëzonin çdo rast për të qenë pranë njëri-tjetrit, shkruan ‘BW’.
Ndryshimi ishte i dukshëm tek adoleshentja dhe nëna e saj kuptoi se diçka po ndodhte me të bijën. Mentaliteti në shoqërinë shqiptare është i egër dhe nuk mund t’i shpëtonte nënë Selvia, e cila e ka dhunuar vajzën kur nuhati se ajo ishte e dashuruar pa e ditur personin në fjalë.
Ishte janari i këtij viti kur vajza shfaqi disa shqetësime me barkun. Kishte fryrje dhe dobësi trupore. Të dyja nënë e bijë shkojnë tek mjeku i fshatit nga eko-ja u zbulua se vajza ishte shtatzënë dhe në muajin e 6-të, ku për shumë pak kohë do të sillte në jetë një vajzë. Lajmi ishte i rëndë për nënën, babain dhe pjesëtarët e tjerë të familjes.
Adoleshentja në fillim nuk tregonte emrin e djalit që kishte marrëdhënie prej më shumë se dy vitesh. Prindërit e detyruan të tregonte se kush ishte babai i fëmijës. Në fund e dorëzuar ajo tregon emrin. Ai emër dhe mbiemër ra si bombë në familje pasi ishte kushëriri i saj.
Rruga për të zgjidhur këtë problem apo për të ndërtuar një kurorë brenda familjes nuk ishte e lehtë. Familja e vajzës që në fillim u kundërshtua nga familjarët e djalit. Ata nuk pranuan asgjë sikurse dhe vetë djali.
Nuk munguan as denoncimet në polici. Sot çështja është në gjykatë. Por sot ai embrion ka marrë jetë. Foshnja është 4 muajshe dhe jeton me nënën adoleshente dhe gjyshërit. Atësia nuk u njoh. Nuk është e lehtë kjo histori, ku në jetë ka ardhur një fëmijë brenda një gjaku, ku babai e mohoi ekzistencën e saj dhe nëna e gjyshërit jetojnë në kushte të mjerueshme, pa asnjë të ardhur. Absurditeti qëndron në faktin që familja e vajzës tenton të ngrejë këtë kurorë dhe e bija me mbesën të shkojë në familjen ku i takon.
Nëna e 17-vjeçares ka qenë në studion e emisionit me ‘Zemër të hapur’, ndërsa ka treguar të gjithë peripecitë e saj me vajzën, që nga shtatzënia dhe deri tek denoncimet në polici.
“Kam bërë një jetë me vuajtje. Kam punuar për bukën e gojës. Çunat punonin për veten. Unë kisha veç këtë vajzë në shtëpi, tjetrën e kisha martuar. E kam kuptuar që kur ika tek vajza tjetër, pash që kësaj i ka dhënë një nr.telefoni një djalë. Unë e shihja që flisja në telefon. Kur po ankohej për dhimbje barku, mora vesh që ishte shtatzënë. Por kur vendosëm që ta hiqnim, e mori djali në telefon dhe i tha që do e marr bashkë me vajzën. Por ne pritëm dhe ai nuk erdhi. Na gënjeu. Mora vëllain në telefon, dhe i tregova të vërtetën, shkuam tek shtëpia e tij dhe nuk na pranoi. Kam bërë 11 denoncime, por veç dy ngelën të tjerat u fshinë. Ajo e dinte kush ishte, por nuk e linte të tregonte, pasi ai e kërcënonte se do e shtypte me makinë se ishte shofer”, tha nëna e vajzës.
Mes të tjerash analizat e ADN-së treguan se kushëriri nuk është babai i vajzës së vogël.
VAJZA
Për çfarë nuk je dakord me mamin? Jam dakord me të gjitha.
Si e njohe babain e vajzës? Ai është? Po ai është. Me telefonin e mamit u njoha. Ai më dha numrin. Më propozoi për t’u lidhur.
Pranove menjëherë? Po, me dëshirën time dhe të tijën.
Si takoheshit? Në hotel. Vinte më merrte ai me makinë. Nuk e dinte asnjëri.
Sa kohë vazhdoi lidhja? Deri në klasën e nëntë.
Çfarë të premtoi? Më tha do të marr.
Analiza e ADN-së tregon se babai nuk është ky djalë? Po, se ka dhënë lekë. Analiza ka dalë se ka dhënë pare. Jam e sigurt 100% se ka dhënë lekë.
Kur e kuptove se ishe shtatzënë? Kur shkova tek mjeku. Ai më tha se je shtatzënë. Nuk e dija.
Ke biseduar me djalin pas lindjes së vajzës? Jo, nuk kam folur. Që ditën që mora vesh se isha shtatzënë.
Kur e mësove se ishit kushërinj? Kur e zbuloi mami më tha që ishim kushërinj.
Por megjithëse vajza 17-vjeçare nga fshatrat e Dibrës dhe nëna e saj Selvia deklarojnë se ajo ka lindur fëmijën e kushëririt, 26-vjeçari nuk e pranon, jo vetëm atësinë por as që ka pasur marrëdhënie me të.
DJALI
-Ju nuk e njihni atësinë e vogëlushes 4 muajshe? Jo, nuk e njoh.
-A keni pasur raport me vajzën e zonjës Selvi? Jo, nuk kam pasur.
-Nuk e njihni fare? E kam kushërirë nga krahu i babit.Thjesht një telefonatë. Më ka marrë vetë ajo.
-Pastaj krijuat raporte intime bashkë? Jo, asnjëherë.
-Ju pretendoni se me vajzën nuk keni pasur asnjë lloj raporti? Jo, jo.
-NËNA “E ke marrë vajzën time me forcë e ke çuar në Peshkopi. I ke marrë dhe paret për hotel. Më 6,7,8 gusht ke marrë në telefon. Ti ke pasur marrëdhënie me vajzën time. Unë e di shumë mirë, kam ndjekur vajzën. Edhe vajza e vogël është e jotja. Ata ngjajnë shumë”, tha nëna e 17-vjeçares.
Ajo rrëfeu se kanë dashur që vajza ta çojë foshnjën në shtëpinë e fëmijës, por vajza nuk pranon. “Po unë e di ça kam hequr. Jam futur në borxhe”, tha ajo.
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...
”Ti je ma rrugaçe se unë”, Përplasen sërish Driloni e Xhenet...
Aksident mes tri automjeteve në Prishtinë, lëndohen dy perso...