Administrata në shtëpi, qeveria rishikon shpenzimet operative

09:52 | 15 Prill 2020
Arbresh.info

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, znj. Anila Denaj thotë se janë rishikuar sërish shkurtime për shpenzime operative ndërsa me aktin normative që pritet të miratohet sot do të parashikohet të shikohen dhe dy kontrata të tjera koncesionare.

Deklarata u bë në një intervistë mbrëmë në TV Ora.

“Me aktin normativ nesër (sot) parashikohen dhe 2 kontrata. Kontratat që janë parë dhe janë vendosur në kontekst të uljes së shpenzimit për këtë vit. Më lejoni të theksoj se kontrata nuk ndërpriten dhe nuk vendosen në kushtet ku shpenzimi buxhetor ulet para se të negociohet me palët, por brenda një viti nuk mund të nisim pagesën e kontratës së laboratorit, i cili për këtë vit ka një shumë prej 800 milionë lekë. Kontrata e sterilizimit. Dy kontrata rrugësh dhe dy kontrata kanë të bëjnë me mbetje.

Sikur nuk ka dalë jashtë vëmendjes as rishikimi që kemi bërë ne të shpenzimeve operative

Kemi më pak njerëz që punojnë në administratë publike sepse janë në shtëpi. Më pak shpenzime operative sepse nuk ka udhëtime.

Ka disa shpenzime operative që janë në buxhet si rezerva që specialitët e buxhetit prej 20 vitesh I kanë në moment krizash si burime për të rialokuar”

Po kështu parashikohet dhe rishikimi i buxhetit në qershor me të ardhura shumë më të reduktuara

“Ne po bëjmë sot një rishikim me bisturi i cili në muajin qershor kur të bëjmë rishikimin e 6 mujorit të dytë në varësi të të ardhurave shumë më të reduktuara se ajo që parashikuam në mars.

Në mars prashikuam ulje të të ardhurave buxhetore 20 miliardë lekë. Prandaj ne po përgatitemi dhe për skenarin tjetër që në kalkulimet tona të nisim procedurat e likuiditetit për ti avancuar në mënyrë që të mos jemi në ditët e fundit në ngërc, edhe pse këto procedura na kanë rezultuar pozitive. “

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme