Dimri i acartë dhe temperaturat e ulëta kanë përfshirë të gjithë vendin.
Kjo e martë, sipas sinoptikanëve ishte më e ftohta e javës, ndërsa gjatë natës priten reshje dëbore edhe në Tiranë, ku termometri pritet të shkojë në disa gradë nën zero.
Autoriteti Rrugor Shqiptar këshillon të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë sinjalistikën, sidomos në segmentet Librazhd-Korçë-Kapshticë dhe Korçë-Ersekë, pasi priten reshje bore dhe parashikohen temperatura shumë të ulëta.
Ndërkohë, fshatrat e thella të Korçës, si Mokra, Dardhasi dhe Vithkuqi, vijojnë të mos kenë komunikim me qendrat e njësive administrative për shkak të dëborës së dendur.
Nevoja për zhbllokimin e rrugëve kanë detyruar Shtabin e Emergjencave të kërkojë ndihmën e bashkisë.
“Çdo banor i qarkut të Korçës dhe në pikën më të largët duhet të gëzojë shërbimin, qarkullimin e lirë, energjinë, ujin, shërbimin shëndetësor dhe furnizimin me ushqim”.
Problematike mbeten edhe segmentet Korçë-Voskopojë dhe Maliq-Opar-Strelcë. Ne veri të vendit mbeten problematike zonat e thella të qarkut të Kukësit dhe Shkodrës.
Nga dita e mërkurë pritet një përmirësim i motit, teksa pritet një rritje e lehtë e temperaturave.
Për shkak të motit të keq, probleme ka edhe në porte. Prej 2 Janarit të gjitha anijet e peshkimit janë të bllokuara në mol në Portin e Durrësit, deri në një urdhër të kapitenerisë për të dalë në det. /Tv Klan
Arabia Saudite do të investojë 500 miliardë dollarë në turiz...
Çështjet ligjore ndaj Presidentit të zgjedhur Donald Trump, ...
SPAK sekuestron dy vilat në pronësi të Monika Kryemadhit dhe...
Policia patrullon në veri, me fokus në sigurinë e trafikut r...
Gresa, Anisës: Erdhe furishëm, pas një dite e lëshove bajrak...
Nesër Kuvendi mban dy seanca plenare