Dy ditë më parë, të enjten, Gjykata e Durrësit vendosi dënimin me burg të shtatë të miturve për abuzim seksual në bashkëpunim me shoqen e tyre, një ngjarje që tronditi qytetin e vogël të Kavajës dhe të gjithë opinionin publik në vend.
Afro 27 vjet burg në total ka qenë dënimi për adoleshentët nga Kavaja. Ngjarja ndodhi në janar të vitit të kaluar dhe u zbulua krejt rastësisht nga një mesazh në telefonin celular të një prej nxënësve të shkollës dhe u pasua me arrestimin e tetë adoleshentëve. Përmes shantazhit me një video seksuale të realizuar nga një shok i klasës dhe i afërmi i tij e mitura u vendos në qendër të një abuzimi të rëndë mes të miturish, që u mbyll vetëm kur ngjarja u bë publike dhe autoritetet çuan në pranga të miturit e përfshirë në të.
Shtatë nga tetë të miturit e arrestuar për këtë ngjarje do të vuajnë dënime të ndryshme në varësi të përfshirjes, rolit në veprën penale për të cilën u gjetën fajtorë. Trupi gjyqësor i përbërë nga gjyqtarët Eda Kaja, Petraq Çuri dhe Besjana Garxenaj vendosën dënimin me 6 vjet e 8 muaj burg për të miturin që ka pasur rolin kryesor në këtë rast abuzimi, 5 vjet burg për të miturin tjetër me rol të rëndësishëm në zhvillimin e ngjarjeve, për të vijuar me dhënien e dënimit prej 3 vjet e 4 muaj burg për një tjetër, si dhe 4 të tjerë u dënuan me nga 3 vjet burg secili.
Ndërkohë, burime nga gjykata e Durrësit bëjnë të ditur se vijon gjykimi për një tjetër të mitur të arrestuar për të njëjtën ngjarje, po pa dhënë detaje mbi të dhe për shkak të ndjeshmërisë së lartë që ka rasti dhe gjykimi i tij.
Vendimi:
1.Deklarimin fajtor të të miturit në konflikt me ligjin L. M., për kryerjen e veprës penale të “Marrëdhënies seksuale ose homoseksuale me të mitur”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 100/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij 10 vjet burgim.
Në zbatim te nenit 406/1 i KPP, uljen e dënimit me 1/3 dhe dënimin e tij përfundimisht me 6 vjet e 8 muaj burgim. Ky dënim do t’i filloj nga data e arrestimit 01.03.2019 dhe do të vuhet në një burg për të mitur.
2. Deklarimin fajtor të të miturit në konflikt me ligjin E. M., për kryerjen e veprës penale të “Marrëdhënies seksuale ose homoseksuale me të mitur”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 100/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij 7 vjet e 6 muaj burgim.
Në zbatim te nenit 406/1 i KPP, uljen e dënimit me 1/3 dhe dënimin e tij përfundimisht me 5 vjet burgim. Ky dënim do t’i fillojë nga data e arrestimit të tij 02.02.2019 dhe do të vuhet në një burg për të mitur.
3. Deklarimin fajtor të të miturit në konflikt me ligjin F. M., për kryerjen e veprës penale të “Marrëdhenies seksuale ose homoseksuale me të mitur”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 100/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij 5 vjet burgim.
Në zbatim te nenit 406/1 i KPP, uljen e dënimit me 1/3 dhe dënimin e tij përfundimisht me 3 vjet e 4 muaj burgim. Ky dënim do t’i filloj nga data e arrestimit të tij 02.02.2019 dhe do të vuhet në një burg për të mitur.
4. Deklarimin fajtor të të miturit në konflikt me ligjin K. M. për kryerjen e veprës penale të “Marrëdhënies seksuale ose homoseksuale me të mitur”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 100/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij 4 vjet e 6 muaj burgim.
Në zbatim te nenit 406/1 i KPP, uljen e dënimit me 1/3 dhe dënimin e tij përfundimisht me 3 vjet burgim. Ky dënim do t’i filloj nga data e arrestimit të tij 02.02.2019 dhe do të vuhet në një burg për të mitur.
5. Deklarimin fajtor të të miturit në konflikt me ligjin K. K. për kryerjen e veprës penale të “Marrëdhënies seksuale ose homoseksuale me të mitur”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 100/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij 4 vjet e 6 muaj burgim.
Në zbatim te nenit 406/1 i KPP, uljen e dënimit me 1/3 dhe dënimin e tij përfundimisht me 3 vjet burgim. Ky dënim do t’i filloj nga data e arrestimit të tij 02.02.2019 dhe do të vuhet në një burg për të mitur.
6. Deklarimin fajtor të të miturit në konflikt me ligjin E. H. për kryerjen e veprës penale të “Marrëdhënies seksuale ose homoseksuale me të mitur”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 100/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij 4 vjet e 6 muaj burgim.
Në zbatim te nenit 406/1 i KPP, uljen e dënimit dhe përfundimisht dënohet me 3 vjet burg.
7. Deklarimin fajtor të të miturit në konflikt me ligjin E. A. për kryerjen e veprës penale të “Marrëdhënies seksuale ose homoseksuale me të mitur”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 100/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij 4 vjet e 6 muaj burgim.
Në zbatim te nenit 406/1 i KPP, uljen e dënimit me 1/3 dhe dënimin e tij përfundimisht me 3 vjet burgim.
Ky dënim do t’i filloj nga data e arrestimit të tij 02.02.2019 dhe do të ruhet në një burg për të mitur./TCH
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës