Abazoviq: Duam që rajoni të jetë i fokusuar kah e ardhmja

16:49 | 7 Korrik 2023
KRG

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka vazhduar me turneu e vizitave të shteteve në Ballkani Perëndimor.

Rama sot ka vizituar Podgoricën ne Mal të Zi, k u është pritur nga homologu i tij, Dritan Abazoviq.

Abazoviq në konferencën për media ka thënë se janë të interesuar për bashkëpunim dhe kjo ishte tema kryesore e takimit me kryeministrin Rama, shkruan arbresh.info.

“Qëllimi është që rajoni që jetë i fokusuar kah e ardhja, jo kah e kaluara. Duam që çështjet e hapura të mbyllen sa më parë”, është shprehur Abazoviq.

“Kemi atmosferë të mirë. Mirëpresim iniciativën e Ramës lidhur me Malin e Zi. Nuk mbështesim agresivitet, por jemi për dialog e për marrëveshje. Duam që palët të flasin, të investojnë në mënyra demokratike që të ketë zgjidhje. Këtë e mbështesim”.

Edi Rama një ditë më herët kishte vizituar Kosovën ku është priture nga presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani si dhe ka zhvilluar një takim me kyretarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konfjuca. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme