Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka treguar hapur se çfarë mesazhi i ka dërguar kreut të opozitës, Lulzim Basha me anë të truprojës së tij.
“Dalin shumë pak të vërteta nga PD. Grada e Republikës ka për detyrë ligjore të mbrojë këto personalitet, ha diskutim nëse zoti Basha është kryetari i partisë më të madhe opozitare parlamentare. Por e lëmë këtë pjesë. Në këtë situatë, kur sfidat e rendit publik janë shtuar dukshëm duke qenë se zoti Basha është drejtues i protestave, autoritetet e Gardës e kanë çmuar të nevojshme nëse di duhet rritur siguria. Garda e Republikës është nën varësinë time. Dhe unë përpara se Garda të merrte veprime konkrete, në mënyrë që kjo të mos kuptohej i kam çuar një pyetje diskrete zotit Basha. Kjo është një rrugë krejtësisht normale. Komandat i Gardës nuk komunikon me personalitete politike. I kam përcjellë një mesazh diskret, në kushtet e situatës ku jemi mendohet të rrisim nivelin e sigurisë për gjithë ata që ka në mbrojtje Garda”, tha ministri.
I pyetur drejtpërdrejt nga gazetari Blendi Fevziu nëse jeta e liderit të opozitës kërcënohej, Ministri u shpreh jo dhe se nuk ka asnjë informacion të tillë.
Po ashtu ministri ka treguar dhe pse shefi i qeverisë ruhet nga kaq shumë forca policie në mitingjet elektorale.
“Kryeministri edhe shumë funksionarë të tjerë kanë roje personale. Madje dhe zoti Basha ka ruajtje nga policia. Nëse ndaj tyre ka një nivel të shtuar rreziku, shtohen dhe masat e tyre. Për shkak se ka pasur një situatë të tillë, ndaj janë shtuar dhe masat
Shqipëria 2030 në BE, Rama: Plotësisht e mundur
Regjistrohet tërmet në Maqedoninë e Veriut
Abdixhiku pret në takim ambasadorin e Zvicrës, flasin për zg...
Kurti: Forca jonë po rritet vazhdimisht, Republika po fuqizo...
Sulmuesi kuqezi Jasir Asani shënon sërish me fanellën e Guan...
I riu u vetëplagos me armë/ Policia e Kukësit zbardh ngjarje...