Duke e pyetur për akuzat për përgjime të disa kohëve më parë në drejtim të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, kryeministri Rama u përgjigj sot në “Zonë e Lirë”.
Rama tha se nuk i ka besuar kurrë akuzat se Tahiri ka përdorur detyrën për të përgjuar.
“Duhet të jesh pak skuth të bësh përgjim, nuk është skuth. Mund të ketë shumë të meta, si të gjithë por përgjime nuk bën”, tha Rama.
Çani: A ke dyshime të Tahiri të ka përgjuar edhe ty?
Rama: E thashë njëherë, jo pra.
Çani: A ishe në dijeni që po përgjohej nga italianët?
Rama: Përgjimi i një anëtari qeverie…është i paligjshëm dhe quhet krim.
Së dyti, ata që flasin për këtë nuk dinë se çfarë flasin
Çani: Pse e shkarkove? Nga presioni?
Rama: E kam thënë pse…jo asnjë presion nga jashtë.
Shyhrete Behluli mbushi sot plot 63 vjet
Tre të vdekur nga rrëzimi i avionit në Kenia
LDK’ja nesër hap fushatën, Abdixhiku do të shpalosë programi...
Liverpooli i gatshëm ta “thyejë bankën” për Van Dijk
Sanksionet amerikane ndaj naftës serbe, Vuçiq: Të ashpra – i...
Sveçla: Sot Kryeministri Kurti shpalli vitin 2025 si vitin e...