Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero i është përgjigjur disa prej pyetjeve të qytetarëve mbi koronavirusin. I ftuar në emisionin ‘Hapur’, Pipero ka deklaruar se virusi nuk transmetohet në rrugë gastrointenstinale por përmes spërklave të pështymës.
“Ky virus nuk transmetohet në rrugë gastrointestinale. Deri tani nuk ka prova, edhe mundet por nuk ka prova”, u shpreh mjeku.
I pyetur mbi këtë çështje dhe nëse njerëzit mund të preken nga buka që hanë, mjeku deklaroi se nuk ka një rast të tillë të infektimit. Por infeksionisti deklaroi se mund të ketë raste të transmetimit të virusit nga prekja, psh në rastet kur ne prekim një buton në ashensorin e pallatit, një buton ky i prekur më parë nga një person i infektuar. Mbi rastin në fjalë, mjeku rekomandoi se është e nevojshme larja e duarve, pasi pas këtij kontakti, një njeri i shëndoshë infektohet atëherë kur me duart prek hundën, gojën apo sytë.
“Ndonjëherë mjafton dhe një prekje dhe transmetohet. Edhe nëse rri në dhomë më një të infektuar transmetohet. Ka studime që dëshmojnë se covid-19 qëndron në ajër. Nga përdorimi i ashensorit nuk transmetohet, por nëse butonat janë prekur nga një person me koronavirus, edhe mundet. Prandaj them lani duart shpesh. Pas çdo gjëje që prekni lani duart”, u shpreh mjeku.
A shpërndahet në përmjet ajrit?
Pipero: Jo, nuk shpërndahet nëpërmjet ajrit. Covid-19 është një virus me peshë molekulare shumë të madhe. Transmetohet me anë të spërklave të pështymës.
Po ata që kanë bërë bypass, a janë më të rrezikuar?
Pipero: Të gjithë jemi të rrezikuar. Shmangi kontaktet direkte me personat e infektuar
-Ne qe jetojmë në fshat, a jemi të rrezikuar?
Pipero: Natyrisht të gjithë jemi mundësisht të prekur, por unë e konsideroj këtë më shumë një sëmundje urbane sesa rurale. Nëse ata nuk kanë
-Sa efekt bëjnë dezinfektantët?
Pipero: Janë të efektshëm, por shumë më të sigurë janë që sapo të gjejnë momentin të lajnë duart
-Sa të sigurt jemi që s’mund të infektohemi sërish?
Pipero: Nëse personi nuk ka qenë i infektuar dhe pas vetëkarantinimit mund të infektohet, por nëse personi ka qenë pozitiv, pra i prekur me covid, gjasat janë që pas vetëkarantinimit ai nuk do të infektohet sërish./Express
Vesa Luma festoi 20 vjetorin e karrierës me një koncert të v...
Specialja: Shala duhet të paguajë 208 mijë euro për viktimat
MPB miraton vendimin për regjistrimin e fakteve të gjendjes ...
Diana shoqe me Veronën e Bucit, ndanë momente të lumtura së ...
Gresa dhe Xheneta komentojnë provokimin që ia bënë Drilonit
Kush po i bie mësysh Realit, lëndohen edhe Mbappe, Bellingha...