Google ADS

A po përgatitet arrestimi i Tahirit? Këto janë lëvizjet e fundit të Prokurorisë

00:24 | 1 Maj 2018
Trina Galanxhi

Në një kohë kur prokuroria kërkoi zgjatjen e afateve të hetimeve për ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, organi i akuzës e ka zgjeruar rrethin e personave që po pyeten mbi çështjen në të cilën është përfshirë emri i Tahirit.

Sot, mësohet se është marrë në pyetje në Prokurorinë e Krimeve të Rënda më shumë se tre orë truproja i ish-ministrit të Brendshëm.

Elvis Rexha, thanë burimet, ka folur përpara prokurorit Dritan Prençi pasi është pyetur për disa lëvizje që Tahiri ka kryer jashtë vendit, kryesisht në Greqi dhe Itali.

Në këto dy vende, prokuroria ka dërguar letërporosi për të marrë informacione.

Ndërkohë, demokratët kanë thirrur komisionin hetimor dhe Kuvendi e ka futur në axhendën e ditës.

Burimet nga PD-ja thanë për Mapo.al se ditën e mërkurë Edi Paloka do të mbledhë komisionin hetimor për miratimin e ekspertëve të jashtëm, do të diskutojnë mbi informacionet e ardhura deri më tani si dhe do të vendosin mbi vijueshmërinë e punës së komisionit lidhur me njohjen e informacionit të klasifikuar sa i përket Saimir Tahirit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme