Ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka zgjedhur që këtë të enjte të flasë në studion e emisionit “Opinion”për të gjitha akuzat e drejtuara në adresë të tij.
Ai tha që nuk e ka pritur kërkesën e Prokurorisë. Pyetjes së nëse ndihej ose jo i tradhtuar Tahiri i është përgjigjur se nuk pre mbrojte nga askush dhe se do të shqetësohej nëse do e braktiste e vërteta.
Fevziu: “S’keni parë gjë akoma”.
Tahiri: “Edhe për mua kërkesa e prokurorisë sot ishte e pazakontë dhe suprizë”, tha Tahiri.
Fevziu: Po për kryeministrin?
Tahiri: “Nuk e di, e ndoshta s’më takon ta di. Edhe sikur të ketë qenë suprizë për të gjithë, pasi nuk është diçka e zakonshme që të kërkohet arrestimi i ish-Ministrit të Brendshëm”.
Vangjeli: Ndiheni i tradhëtuar apo kurban?
Tahiri: “Unë nuk pres mbrojte nga askush, as nga familja , as nga kolegët e aq më pak nga kryeministri, që ka një barrë më të madhe sesa unë, sesa ne, e që mund t’i vijë dita që të lerë mënjanë një mik e koleg. Unë do të shqetësohesha nëse do të më braktiste e vërteta.”
Më tej i pyetur për takimin me kryeministrin, Tahiri tha: “Kam pasur një bisedë normale, për një situatë anormale.”
Juli Dokaxhi: Është e vërtetë që e keni kërcënuar kryeministrin që do ta merrni me vete?
Tahiri: “Nuk është e vërtetë. Çdo e vërtetë e imja nuk është kërcënim për kërkënd.”“Unë e kisha shumë të lehtë të bëja shumë miq, të ruaja aleanca, kam qenë ministër i brendshëm, mund të bëja ndere. Unë mund ta kisha shok Ilir Metën, por nuk “/opinion.al
LDK njofton se “Turneu i Ndryshimit” do të mbahe...
Ukraina do t’i kërkojë NATO-s ftesë për anëtarësim javën e a...
Costa: Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor, forcon paqe...
Gruda: Nuk kemi pasur forcë më herët për ta rrëzuar këtë qev...
Incidenti me flamurin, Siljanovska: Mosrespektimi i simbolev...
“Foto e Ditës”, Rama nderon Dëshmorët e Atdheut