Kreu i Emergjencave Civile Shemsi Prençi alarmoi me deklaratën e një dite më parë se pas zjarreve e thatësirës, Shqipëria rrezikohet nga tërmete të fuqishëm.
Por a mund të parashikohen tërmetet? Ekspertët e Institutit të Gjeoshkencave thonë prerë: JO.
“Nuk i parashikojmë dot”, thotë sizmologu Edmond Dushi.
Megjithatë, sizmiologu Edmond Dushi e justifikon disi deklaretën e kreut të Emergjencave.
“Bazohet në probabilitete që ndodh nje herë në 50 vjet”, shtoi ai.
Ajo çfarë mbetet e padiskutueshme, është se Shqipëria shtrihet në zonë me aktivitet të lartë sizmik, ku mikro-termete shënohen thuajse çdo ditë.
“Jemi vend aktiv, kemi regjistruar dje 2.4 në Quks”, deklaron Dushi.
Nisur nga ky aktivitet, sizmilogët kanë disa këshilla për mënyrën se si duhet të veprojnë qytetarët në rast tërmeti.
Shqipëria ka regjistruar disa tërmete të fuqishme me magnitute, 5 apo 6 të shkallës Rihter ndër vite. Zonat me aktivitetin më të lartë sizmik janë Elbasani, Shkodra, Dibra e Korça. Nëse do t’u besonim përllogaritjeve që u referohet kreu i Emergjencave Civile, sizmiologët thonë se tërmetet me mangnitudë 6 në shkallën Rihter si ai vitit 1967 duhet të ishte përsëritur brenda harkut kohor të 36 viteve, pra duhet të kishte rënë në vitin 2003, gjë që në fakt nuk ka ndodhur./arbresh.info/
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...