Google ADS

A merreni vesh mirë me Ramën? Meta nga Estonia: Me të jam në rregull por nganjëherë ai…

16:43 | 8 Tetor 2019
Arbresh.info

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dhënë një intervistë për televizionin shtetëror të Estonisë gjatë vizitës së tij zyrtare në këtë vend. Meta ka folur për disa nga çështjet kryesore të aktualitetit në Shqipëri, ndërsa është pyetur edhe për marrëdhënien me kryeministrin Edi Rama.

Ndonëse nga maxhoranca ka një iniciativë për shkarkimin e tij dhe me kreun e saj një ‘luftë’ e hapur, Kreu i Shtetit ka deklaruar se nuk ka probleme me Ramën. Por sidoqoftë Meta është shprehur për kryeministrin ‘se ai ka vështirësi për të bashkëjetuar në harmoni me demokracinë’.

Ndërkohë Presidenti i ka sugjeruar kreut të qeverisë të përpiqet edhe më shumë për të ndihmuar vendin.

Po me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama si po ia kaloni? A merreni vesh mirë me të?

Me të jam në rregull dhe nuk kam probleme. Nganjëherë ai ka vështirësi për të bashkëjetuar në harmoni me demokracinë, me pluralizmin politik dhe me zgjedhjet e lira e të ndershme, por këto janë themelet për një vend demokratik dhe europian.

Vetëm disa muaj më parë ai tha se Shqipëria nuk është gati të anëtarësohet në Bashkimin Europian, sepse institucionet e saj politike nuk janë edhe aq fort të zhvilluara në të tashmen?

Kjo është arsyeja më e mirë që ai duhet të përpiqet edhe më shumë për të ndihmuar vendin, për të rivendosur rendin kushtetues dhe demokratik./bw

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme