“A kemi hyrë në javën e zjarrit?”, Manastirliu: Ende pritet që të kemi raste të shumta

09:37 | 31 Mars 2020
Arbresh.info

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në emisionin “Open” u shpreh se edhe pse kemi hyrë në javën e tretë të karantinës, ende nuk kemi hyrë në javën e ashtuquajtur “java e zjarrit”.

Ajo sqaroi se masat e ndërmarra nga qeveria për COVID-19, kanë bërë që kurba e viktimave dhe të infektuarve të mos jetë kaq e lartë. Por, ministrja shtoi se pritet që të kemi raste të shumta në vijim.

“Ajo që unë mund të them Eni me siguri është se ende nuk jemi futur në javën e zjarrit. Ajo se çfarë e ndikon situatën, pritet që të kemi raste të shumta sigurisht dhe dy javët e tjera do të tregojnë se çfarë pamje do të ketë kurba.

Modelet matematikore tregojnë se pa masa të forta do të përballeshim me kurbë që do të ishte shumë e rrezikshme dhe masat e forta që ne kemi ndërmarrë dhe që janë marrë në kohën e duhur, kanë bërë që ne të mos të përballemi me kurbën e përpjetë që shumë vende po përballen.

Por kjo nuk do të thotë që ne nëse nuk zbatojmë masat që ne kemi marrë, do kjo kurbë nuk do të rritet”, u shpreh ministrja.

Një ditë më parë, Ministria e Shëndetësisë njoftoi se numri i personave të infektuar në vendin tonë ka në shkuar në 223. 44 persona janë të shëruar dhe 12 të tjerë kanë humbur jetën.

Harta e 11 rasteve të reja zgjerohet në Tiranë, Fier, Shkodër, Tropojë dhe Korçë, ndërkohë që në spitalin Infektiv po marrin shërbim mjekësor 74 pacientë, 4 prej tyre të vendosur në frymëmarrje të drejtuar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme