Një nga sektorët që ka goditur më së shumti pandemia e koronavirusit, është padyshim ai ekonomik.
Mbi këtë po flitet në studion e emisionit “Open”, ku e ftuar është ministrja e Financave dhe e Ekonomisë Anila Denaj.
Sipas saj, vendi po jeton në një moment emergjent, e buxheti sipas Denajt duhet projektuar si i tillë. Ajo tha se një pjesë e buxhetit të vitit 2021 është vendosur në funksion të sistemit shëndetësor, investimeve të pa përfunduara, duke shtuar se gjithashtu gjatë kësaj periudhe janë ulur 4.5 miliardë lekë nga PPP-të.
“Skenarët negativë që përgatitëm në aktin e parë dhe të dytë normative. Unë i qëndroj shumë fort terminologjisë së emergjencës, sepse menjëherë kalon në një sistem tjetër, ato të PPP, ngrihen, kemi ulur 4.5 miliardë lekë nga PPP-të. Një pjesë e buxhetit Ka shkuar për rindërtimin dhe për të përfunduar punë që kanë mbetur përgjysmë. Mund të jetë një situatë që nuk ka të bëjë me mbyllje ekonomike”, tha Denaj.
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Lista Serbe pasi PZAP ia aprovoi ankesën: Mbetet të shihet n...
PDK-ja formon shtabin qendror zgjedhor
LDK thërret konferencë për media, nuk dihet arsyeja